BLUE HORIZON
RESIDENCE

RRETH NESH

Blue Horizon është më shumë se një vendbanim – është një përvojë, një mënyrë jetese që ndërthur ëndrrat me realitetin, duke krijuar një hapësirë ku autenticiteti dhe qetësia bëhen pjesë e përditshmërisë tuaj.
Ky kompleks ekskluziv shtrihet mbi një sipërfaqe prej 44,000m², duke u ndërtuar jo vetëm si një vendbanim, por si një komunitet që bashkëngjit elegancën, komfortin dhe dashurinë për detajet. Çdo element është menduar për të krijuar një ambient ku familjet mund të gjejnë paqen dhe ngrohtësinë e një shtëpie të vërtetë.
Përmbushim cdo kërkes tuajen
Tipologji te ndryshme
Gjelbërim
Residence është krijuar për të ofruar jo vetëm një vendbanim modern, por edhe një lidhje të fortë me natyrën. Rezidenca do të jetë e mbushur me gjelbërim të plotë , ku palmat dhe bimësi dekorative do të krijojnë një peizazh të harmonishëm dhe frymëzues. Ky ambient i gjelbër nuk është thjesht një element estetik, por një burim qetësie dhe freskie për banorët .
Pishina
Rezidenca ju ofron një përvojë të paharrueshme të relaksimit dhe kujdesit personal, duke filluar nga pishina e mrekullueshme, e cila ndodhet në zemër të godinës multifunksionale të rezidencës. E rrethuar nga një ambient elegant dhe të qetë.
Mirëmbajtje teknike 24 orë
Një ekip i dedikuar mirëmbajtjeje kujdeset rregullisht për pastrimin, gjelbërimin dhe funksionalitetin e të gjitha zonave të përbashkëta, përfshirë kopshtet, pishinën, hapësirat rekreative dhe infrastrukturën e brendshme të kompleksit.
Qëndër Multifunksionale
Blue Horizon Residence ofron një mënyrë jetese të përmbushur, duke integruar një godinë multifunksionale me shërbime të domosdoshme për banorët. Kjo hapësirë e dedikuar siguron që çdo nevojë e përditshme të plotësohet pa pasur nevojë të largoheni nga rezidenca.
Cilësia e ndërtimit
Blue Horizon është një rezidencë ku dizajni modern ndërthuret me respektin për natyrën. Materialet e përzgjedhura janë ekologjike, duke ruajtur harmoninë me peizazhin natyror përreth .
Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike të avancuara . Këto fasada sigurojnë një izolim të shkëlqyer nga faktorët atmosferikë, duke ruajtur temperaturën optimale të ambienteve të brendshme gjatë gjithë vitit.
Parkim
Blue Horizon ofron një zgjidhje praktike dhe të sigurt për parkimin e automjeteve, duke integruar një parkim nëntokësor për të gjitha objektet. Ky sistem i dedikuar jo vetëm që lehtëson qasjen për banorët, por gjithashtu siguron mbrojtje optimale për makinat e tyre nga kushtet atmosferike dhe faktorë të jashtëm.

Ky kompleks ofron një mundësi unike për të shijuar bukurinë e detit dhe qetësinë e natyrës, duke kombinuar modernizimin dhe komfortin me një peizazh të mahnitshëm. një vend ideal për ata që kërkojnë një jetesë luksoze dhe relaksuese, vetëm disa hapa larg nga plazhi.
Blue Horizon Residence ofron një arkitekturë unike, një ndërthurje perfekte mes natyrës dhe modernizmit. Dizajni i tij i sofistikuar përputhet me peizazhin rrethues, duke krijuar një atmosferë harmonike që bashkon komoditetin modern me bukurinë natyrore. Ky kompleks ofron një jetesë elegante dhe të qetë, ku çdo detaj është menduar për të siguruar një përvojë të paharrueshme për banorët.

Çfarë ne ofrojmë
Natyra është një element i jashtëzakonshëm që lidhet ngushtë me kompleksin tonë. Gjelbërimi është baza themelore e dizajnit arkitektonik urban, duke krijuar një harmoni tërheqëse midis ndërtesave dhe mjedisit ku ndodhen. Përdorimi i hapësirave të gjelbra të qeta ofron një atmosferë të përkryer për banorët dhe vizitorët, duke krijuar një marrëdhënie të mrekullueshme mes njeriut dhe natyrës.
Ne ofrojmë një shumëllojshmëri të komoditeteve dhe përvojave të nivelit të lartë që plotësojnë çdo dëshirën tuaj në kompleksin rezidencial. Përvojat që ofrojmë janë të rafinuara në mënyrë që të plotësojnë të gjitha nevojat tuaja dhe të tejkalohen pritshmëritë. Ne e kultivojmë një ambient harmonik, i cili ju lejon të shijoni cilësinë më të mirë të jetës.
Siguri Maksimale
Parqe të ndryshme argëtimi
Mirëmbajtje teknike 24 orë
Pishina
Cilësia e ndërtimit
Qëndër Multifunksionale
Parkim