RRETH NESH

Blue Horizon është më shumë se një vendbanim – është një përvojë, një mënyrë jetese që ndërthur ëndrrat me realitetin, duke krijuar një hapësirë ku autenticiteti dhe qetësia bëhen pjesë e përditshmërisë tuaj.

Ky kompleks ekskluziv shtrihet mbi një sipërfaqe prej 44,000m², duke u ndërtuar jo vetëm si një vendbanim, por si një komunitet që bashkëngjit elegancën, komfortin dhe dashurinë për detajet. Çdo element është menduar për të krijuar një ambient ku familjet mund të gjejnë paqen dhe ngrohtësinë e një shtëpie të vërtetë.

APARTAMENTE 2+1
APARTAMENTE 1+1
GARSONIERE

Residence është krijuar për të ofruar jo vetëm një vendbanim modern, por edhe një lidhje të fortë me natyrën. Rezidenca do të jetë e mbushur me gjelbërim të plotë , ku palmat dhe bimësi dekorative do të krijojnë një peizazh të harmonishëm dhe frymëzues. Ky ambient i gjelbër nuk është thjesht një element estetik, por një burim qetësie dhe freskie për banorët .

Rezidenca ju ofron një përvojë të paharrueshme të relaksimit dhe kujdesit personal, duke filluar nga pishina e mrekullueshme, e cila ndodhet në zemër të godinës multifunksionale të rezidencës. E rrethuar nga një ambient elegant dhe të qetë.

Një ekip i dedikuar mirëmbajtjeje kujdeset rregullisht për pastrimin, gjelbërimin dhe funksionalitetin e të gjitha zonave të përbashkëta, përfshirë kopshtet, pishinën, hapësirat rekreative dhe infrastrukturën e brendshme të kompleksit.

Blue Horizon Residence ofron një mënyrë jetese të përmbushur, duke integruar një godinë multifunksionale me shërbime të domosdoshme për banorët. Kjo hapësirë e dedikuar siguron që çdo nevojë e përditshme të plotësohet pa pasur nevojë të largoheni nga rezidenca.

Blue Horizon është një rezidencë ku dizajni modern ndërthuret me respektin për natyrën. Materialet e përzgjedhura janë ekologjike, duke ruajtur harmoninë me peizazhin natyror përreth .
Sistemet e jashtme të godinave do të realizohen me fasada termike të avancuara . Këto fasada sigurojnë një izolim të shkëlqyer nga faktorët atmosferikë, duke ruajtur temperaturën optimale të ambienteve të brendshme gjatë gjithë vitit.

Blue Horizon ofron një zgjidhje praktike dhe të sigurt për parkimin e automjeteve, duke integruar një parkim nëntokësor për të gjitha objektet. Ky sistem i dedikuar jo vetëm që lehtëson qasjen për banorët, por gjithashtu siguron mbrojtje optimale për makinat e tyre nga kushtet atmosferike dhe faktorë të jashtëm.

0
Siperfaqe totale
0
APARTAMENTE 1+1
0
Apartamente 2+1
0
Garsoniere

Aby wypełnić ten formularz, włącz obsługę JavaScript w przeglądarce.
Name

CONTACT

(+355) 69*******

(+355) 69*******

(+355) 69*******

LOCATION

Rruga e Fshatrave Turistikë

Golem,Qerret


2025 Blue Horizon Residence